Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Këngëtari shqiptar Ermal Meta është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar ai vetë më anë të një postimi në rrjetet sociale. Teksa ka postuar një foto të dorës së vogël, Meta e ka shoqëruar edhe më një mbishkrim emocionues. “Dora ime s’ka qenë kurrë kaq e madhe, dhe as zemra”, shkruan këngëtari. Vogëlushja është pagëzuar me emrin Fortuna Marie.
2. Rihanna është zyrtarisht fytyra e re e aromës së Dior “J’adore”. Reklama e saj e parë del më 1 shtator. Këngëtarja 36-vjeçare e ndau lajmin në Instagram me një imazh me syze dielli të zeza teksa shkroi: “Sekreti është zbuluar”. Kjo vjen pasi 48-vjeçarja bionde e Hollivudit Charlize Theron, kishte këtë punë për dy dekada. “Të jesh fytyra e re e J’Adore është një nder dhe një mision”-ndau këngëtarja e “Diamonds” në një deklaratë.
3. Këtë javë në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio aktorja dhe ish-konkurrentja e edicionit të tretë të “BBV”, Julia Ilirjani. Ajo foli për eksperiencën e saj në këtë reality show dhe jo vetëm. Ndër të tjera, ajo diskutoi dhe mbi disa tema delikate që vendosi t’i ndante brenda shtëpisë.
Është marrë sikur unë hyra në “BBV” për të folur për kauza. Unë jam mjaftueshëm e rritur për të folur për gjëra serioze dhe për gjëra që vlejnë për njerëzit. Unë mund të flas për gjëra që i kam tejkaluar si probleme, je më e ftohtë emocionalisht për ta treguar nëse e ke kaluar si problem. Unë kam folur shumë pak për jetesën ne Amerikë, do vi një moment që do flas por akoma nuk e bëj dot sepse jam akoma emotive. Për çështjen e Renes, i kam marrë leje a mund ta flas këtë gjë dhe më ka thënë që po.
4. Ervin Salianji ishte këtë javë i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u intervistua nga Alesia Bami. Kjo e fundit kishte përgatitur disa pyetje ‘pikante’, ku nuk munguan ato për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. I pyetur nëse Elisa Spiropali është deputetja më seksi, ai u përgjigj:
Salianji: Jo.
5. Ed Sheeran është shpallur artisti më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për të shtatin vit radhazi, ndërsa artistët britanikë dominojnë një tabelë të re të hartuar nga kompania e licencimit të muzikës PPL. Kantautori me bazë në Suffolk kryeson listën për shumicën e këngëve të dëgjuara në radio, televizion britanik dhe në vende publike. 33 vjeçari ka kryesuar të njëjtën listë në shtatë raste të ndryshme, duke shitur më shumë se 150 milionë disqe në të gjithë botën që nga shfaqja e tij me albumin debutues + në 2011./TAR/