Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Wake Up”. Gjatë një bisede në lidhje të drejtpërdrejtë, ajo foli për eksperiencën në panelin e “Goca dhe Gra” si dhe për familjen e saj.

Einxhel, e cila ka një fëmijë me partnerin e saj, Dj Dagz, u shpreh ky i fundit që kur u bë baba i inspiron njerëzit që të bëjnë fëmijë.

“Personi që u thotë më shumë njerëzve që të bëjnë fëmijë, pasi ka bërë vetë fëmijë, është Dagzi. Ai i insipiron njerëzit dhe më këdo që ulet u thotë ‘bëje, bëje’. Të gjithë shokët i ka inspiruar të bëhen baballarë”, tha moderatorja e njohur.

Ndërsa e pyetur në lidhje me dasmën, Einxhel u shpreh se Dagz ‘ka vendosur që të bëjë fëmijë të tjerë dhe pastaj dasmën’.

“Mirë do ishte, por bashkëshorti im ka vendosur që të bëjë dhe fëmijë të tjerë dhe pastaj të bëjë dasmën. Ose është thjesht një justifikim i Dagzit për t’a shtyrë dasmën, nuk e di”, tha Shkira.

Ndërsa pyetjes nëse kanë në plane fëmijë tjetër, moderatorja e njohur u përgjigj:

“Në planet tona është edhe një fëmijë tjetër, sa të na japë Zoti, por që ne do mundohemi të bëjmë dhe një tjetër që të mos lëmë Trevin vetëm. Në ëndrrat e mia kanë qenë katër fëmijë”.

Kujtojmë se Einxhel dhe Dagz u njohën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 1”, ku nisën edhe lidhjen, e cila vazhdoi edhe pas përfundimit të reality show-t. Ata tashmë janë prindër të një djali, Trev.