Xherdan Shaqiri u kthye te Baseli pas 12 vjetësh dhe për këtë ka marrë një numër të madh urimesh.
Prej tyre është edhe ai nga ylli i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, me të cilin kishin luajtur bashkë te ky klub dhe te kombëtarja zvicerane.
“Ai më ka uruar. Ai po ashtu do që Baseli të jetë sërish i suksesshëm”, ka thënë Shaqiri.
“Ky ishte po ashtu mesazhi i tij”, ka vijuar Shaqiri në konferencën e tij për shtyp.