Ylli televiziv, Kylie Jenner, u shfaq me një pamje të re dhe të guximshme teksa merrte pjesë në çmimet CFDA 2024 në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore në Nju Jork, të hënën.
Forma e re e vetullave të yllit të reality show-t tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. 27-vjeçarja kishte vetulla të shkurtra, të cilat përmirësonin dhe i jepnin pamjes së saj një tjetër hije.
Po ashtu ajo e kompletoi look-un me taka të zeza me majë dhe një grim të butë smoky.