23.2 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Çfarë i bëri bashkë Efin dhe këngëtaren e njohur?

- Advertisement -

Pas eksperiencës së saj në Big Brother VIP 2, Efi Dhedhes ka qenë ndër personazhet që është tërhequr dhe nuk ka dhënë shumë intervista.

Ajo nuk ka qenë shumë aktive, mirëpo kjo nuk ka penduar që të jetë një nga banoret më të kërkuara, si për mediat ashtu edhe për reklamat.

Le të mos harrojmë se pas daljes së parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Efi ishte protagoniste në klipin e “Mozzik” dhe tërhoqi shumë vëmendje. E mesa duket sërish do e shohim në një klip muzikor.

Dyshimet na u shtuan pasi Ronela Hajati publikoi një video ku shfaqet Efi duke u rregulluar. Ndërkohë, dihet se Ronela do të sjellë muzikë të re dhe do të xhirojë dy klipe.

Të ngjashme

Të fundit