Princi William i propozoi Kate Middleton-it me unazën ikonë të fejesës me safir dhe diamant të Princeshës Diana, e cila besohet gjerësisht se është trashëguar nga Princi Harry.
Thuhet se Harry ia kishte dorëzuar xhevahirin vëllait të tij më të madh përpara se ai t’i propozonte Kate në Kenia në vitin 2010. Në librin e tij me kujtime “Spare”, të botuar në Spanjë të enjten, Princi Harry pranoi se e gjithë historia ishte “marrëzi” dhe ai nuk e kishte trashëguar unazën e nënës së tij dhe për këtë arsye, nuk kishte kohë kur ai ia dorëzoi atë William.
Harry shpjegoi se ai zbuloi se William dhe Kate Middleton ishin fejuar kur ai ishte kthyer në Mbretërinë e Bashkuar, me Buckingham Palace duke bërë njoftimin në nëntor 2010.
William dhe Kate Middleton filluan të takoheshin në Universitetin St Andrews, por u lidhën për tetë vjet përpara se t’i propozonin./abcnews.al/