Njerëzit që kanë rregullisht dhimbje koke dhe migrenë, por ndihen mirë midis atyre episodeve, zakonisht nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar.
“Nëse dhimbja e kokës ndihet ndryshe nga zakonisht ose nëse është hera e parë që keni këtë lloj dhimbje koke, atëherë është e rëndësishme të shihni më nga afër atë që po ndodh”, u shpreh për HuffPost Jefferson Silberstein, profesor dhe drejtor i Qendrës Jefferson për Dhimbjen e Kokës në Philadelphia.
Ekspertë të tjerë ndanë mendimet e tyre se çfarë duhet konsideruar një dhimbje koke shqetësuese.
Dhimbje koke jashtëzakonisht e fortë
Dhimbja e kokës që është vërtet e fortë mund të jetë shenjë e një aneurizmi të trurit.
Gjatë një aneurizmi të trurit, enët e gjakut në tru fillojnë të fryhen për shkak të dobësisë në murin e enës. Ndërsa gjaku vazhdon të grumbullohet, mund të çojë enën në rrjedhje ose këputje, duke shkaktuar një goditje në tru.
Dhimbje e re në kokë që është më e fortë në mëngjes
Disa njerëz mund të supozojnë se dhimbjet e kokës së papritur mund të jenë një shenjë e një tumori në tru, por zakonisht nuk ndodh kështu. Dhimbjet e kokës të lidhura me tumoret shpesh lokalizohen në pjesën e trurit ku ndodh problemi.
Nëse keni dhimbje koke të lidhur me tumorin, mund të vëreni gjithashtu se dhimbja e kokës është e vazhdueshme dhe më e fortë në mëngjes.
Dhimbje koke së bashku me simptoma të tjera, si temperaturë
Dhimbja e kokës e shoqëruar me skuqje të lëkurës ose temperaturë, mund të jetë shenjë e një infeksioni viral.
Nëse keni dhimbje koke dhe simptoma të tjera, si ethe, temperaturë, gulçim, lodhje, humbje të shijes ose nuhatjes etj., mund të keni coronavirus.
Dhimbje koke që forcohet-dhe-lehtësohet kur ngriheni në këmbë ose përkeqësohet me kalimin e kohës
Këto lloje të dhimbjeve të kokës mund të tregojnë presion shumë të lartë ose të ulët në kokë. Në mënyrë të ngjashme, nëse keni një dhimbje koke që përkeqësohet me kalimin e kohës, mund të jetë shenjë alarmi për një problem serioz.
Në përgjithësi, çdo dhimbje kronike nuk duhet të mbetet e patrajtuar, këshillon Anabel.
Dhimbje koke që shfaqen pas një moshe të caktuar
Nëse dikush është 50 vjeç ose më i vjetër dhe nuk ka pasur kurrë probleme me dhimbjet e kokës më parë, kjo mund të jetë diçka që quhet “arterit i qelizave gjigande”. Kjo është kur arteriet rreth kokës inflamohen, duke çuar në probleme të shikimit, ndjeshmëri në zonën e kokës dhe dhimbje të nofullës përveç dhimbjeve të forta të kokës.
Nëse keni pasur dhimbje koke gjatë gjithë jetës, por tani vini re se papritur janë ndryshe, duhet të kërkoni konsultë dhe/ose ndihmë mjekësore.