7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Çfarë e nxit përkrahjen për ish-presidentin Donald Trump, pavarësisht sfidave të tij ligjore?

- Advertisement -

Zoti Trump kryeson garën presideciale mes republikanëve me një epërsi të madhe, tregoi sondazhi i kryer nga 5 deri më 11 dhjetor.

Mbështetja e fortë që gëzon zoti Trump, pavarësisht sfidave të tij ligjore, i ka penguar kundërshtarët e tij, por profesori i Shkencave Politike në Universitetin Lehigh, Anthony DiMaggio thotë se çështje sociale, veçanërisht imigracioni, pasqyrojnë bazën e tij.

“Anketim pas anketimi, vit pas viti, vëmë re se ka disa kauza që lidhen më fort me njerëzit që thonë se e mbështesin Donald Trumpin, ose janë të gatshëm të votojnë për të. Dhe kryesisht janë çështjet sociale. Janë çështje të tilla si shqetësimet për imigracionin dhe kufirin”, shprehet zoti Anthony DiMaggio.

Të pyetur se cili kandidat i trajton më mire këto çështje, në sondazhin e agjencisë Reuters 54% e të anketuarve thanë se binin dakord se “imigracioni po ua bën më të vështirë jetën amerikanëve të lindur në SHBA “, thuajse në të njëjtën përqindje, të anketuarit shprehen se zoti Trump është kandidati më i mirë për të trajtuar këto çështje.

“Për sa kohë ata (demokratët) lënë të hyjnë, besoj 15 ose 16 milionë njerëz në vend, ne kemi shumë punë për të bërë. Ata po helmojnë gjakun e vendit tonë. Këtë po bëjnë”.

“I kemi parë shumë herë në titujt e lajmeve deklaratat e tij se emigranët po helmojnë gjakun e vendit. E ka thënë shumë herë dhe shumë ekspertë kanë qenë të shqetësuar për deklarata të tilla. Por ai e di se çështje të tilla nxisin bazën. Ai është i zgjuar, i lexon mirë sondazhet dhe e kupton mirë se çfarë duan mbështetësit e tij”, shton profesor Anthony DiMaggio.

Arlie Russell Hochschild , Profesore në Universitetin e Kalifornisë thotë se zoti Trump ka përkrahje të lartë në mesin e votuesve në shtetet që mbështesin republikanët, të cilët ndihen të privuar nga të drejtat dhe privilegjet e tyre dhe të lënë pas dorë nga pikëpamja ekonomike, që prej globalizimit.

“Fjalimet e tij janë të ashpra ndonjëherë edhe armiqësore. Kjo retorikë synon ata njerëz që ndihen të lënë pas dore dhe të nënçmuar”, shprehet zonja Hochschild.

“Po përballem me 4 sfida ligjore sepse kam vënë në pikëpyetje zgjedhjet e manipuluara. Ne nuk kemi dyshime për ato zgjedhje, ne e dimë rezultatin. E dimë shumë mire”.

Profesorja e historisë në Universitetin Duke, Adriane Lentz-Smith, thotë se mbështetësit e zjarrtë të ish- presidentit synojnë të jenë të pasur dhe të suksesshëm, si personaliteti që ka kultivuar ai, dhe identifikohen me ish-presidentin kur pretendon se po gjykohet pa të drejtë.

“Mbështetësit e zotit Trump identifikohen me të, edhe kur ai është në krye edhe kur përballet me sfida. Pra përkrahësit e tij mendojnë se mund të jenë si ai. Kjo u jep atyre ndjesinë e të qenit të lidhur me të, sepse nga ana tjetër ndihen gjithashtu se po goditen, njësoj si ai. Pra, zoti Trump, gëzon mbështetjen e tyre në të dyja format”.

Profesor Anthony DiMaggio shpjegon se një faktor tjetër i pranishëm në retorikën e zotit Trump është një mosbesim i thellë ndaj disa institucioneve, si Kongresi, disa gjyqtarë dhe media. Sipas tij, pretendimet e zotit Trump për komplot nga qeveria dhe media, nxisin shumë mbështetës të tij të shpërfillin lajmet negative për ish-presidentitn,

Megjithatë, rreth 31% e të anketuarve republikanë thanë se nuk do të votonin për zotin Trump nëse ai dënohej për ndonjë krim.

Vetë zoti Trump ka mohuar çdo akuzë për shkelje të ligjit./VOA/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit