5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Çfarë duhet t’i shtoni kafesë nëse doni shëndet të mirë të zemrës

- Advertisement -

Ngrini dorën nëse dhe ju bëni pjesën në listën e njerëzve që nuk e fillojnë dot ditë pa një filxhan kafeje! Për shumë prej nesh është një domosdoshmëri absolute kur bëhet fjalë për rutinën e mëngjesit. Është e vërtetë që kafeja shton energjinë dhe vigjilencën, teksa ne “zvarritemi” në angazhimet e ditës apo edhe gjatë mbarëvajtjes së detyrave nga puna, në shtëpi etj.

Pirja e një deri në dy filxhanë kafe në ditë çon në një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, zbulon një studim i Johns Hopkins Medicine. Por, sipas kardiologëve, ka vetëm një përbërës që mund ta shtoni në filxhanin e kafesë nëse doni të “investoni” në shëndetin e mirë të zemrës suaj: kakaoja!

Ja tre arsye pse zemra juaj do t’ju falënderojë që e nisët ditën me kafe dhe kakao!

1 Ata që pinë kafe jetojnë më gjatë
Duke pirë kafe duket sikur fitoni superfuqi sapo kafeina futet në trup, por ka edhe më shumë prova përfitimi që shkojnë përtej kësaj. Një studim i zhvilluar në janar të vitit 2022, i publikuar në “European Journal of Preventive Cardiology” zbulon se personat që pinë deri në tre filxhanë kafe në ditë, ulin rrezikun e vdekjes për shkak të sëmundjeve të zemrës apo goditjeve në tru.

2 Rrezik më i ulët nga sëmundjet kardiovaskulare
Studiuesit kanë zbuluar një rënie prej 15% të rrezikut nga sëmundjet e zemrës kur një person konsumonte një sasi të moderuar kafeje (midis tre deri në pesë filxhanë në ditë) krahasuar me dikë që nuk pi fare kafe. Kjo është e lidhur edhe me reduktimin e rrezikut të goditjeve në tru, sipas një studimi të publikuar në “National Library of Medicine”.

3 Kakaoja ul inflamacionin
Kafeja sjell përfitimet e veta në shëndetin e zemrës, por shtimi i kakaos mund t’i theksojë ato edhe më shumë. Ashtu si kokrrat e kafesë, pluhuri i kakaos përmban flavanole, të cilat kanë efekte anti-inflamatore, relaksojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë kontrollin e sheqerit në gjak.

Por, mos harroni: kakaoja dhe çokollata nuk janë e njëjta gjë. Pluhuri i kakaos ka më pak yndyrë të ngopur dhe sheqer të shtuar (për sa kohë që nuk është i ëmbëlsuar), ndërsa çokollata ka tjetër përbërje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit