-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Çfarë duhet të hamë kur pimë alkool?

- Advertisement -

Nëse pas çdo dehjeje me alkool nuk mund të flini, e me atë rast nuk hani diçka apo mbase e zbrazni frigoriferin në shtëpi – më në fund kemi shpjegim për sjelljen tuaj.

Një hulumtim i Institutit “Francis Crick” ka dashur që të zbulojë a ekziston lidhja midis alkoolit dhe ngrënies së tepërt.

Autorët kanë vërejtur që kjo lidhje është dukshëm befasuese, sepse alkooli ka shumë kalori, ndërkaq konsumimi i tij kryesisht qetëson apetitin e trurit.

Dhe më në fund për të mësuar se për çka bëhet fjalë, hulumtuesit u kanë dhënë minjve tri ditë etanol (alkool) dhe tretje fiziologjike dhe i kanë matur sa kanë ngrënë.

Rezultatet kanë treguar që minjtë kanë ngrënë më shumë kur u është dhënë etanol.

“Këto të dhëna na tregojnë që ngrënia e tepërt e shkaktuar nga alkooli paraqet fenomen evolucionar i cili është i pranishëm te shumica e gjitarëve”, thonë ekspertët.

Ata pastaj kanë studiuar se a i ndryshon etanoli sinjalet e urisë në tru dhe kanë zbuluar që ndodh aktivizimi i qelizave të cilat zakonisht bëhen aktive kur agjërojmë.
Në këtë mënyrë, alkooli trurit i dërgon sinjale “të rreme” të urisë dhe për këtë shkak edhe kur jemi të ngopur ndiejmë nevojë për të ngrënë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit