11.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Çfarë duhet të dini për vetullat ombre, trendin e këtij sezoni

- Advertisement -

Me siguri që e mbani mend grimin apo flokët ombre (kombinimi i dy nuancave, një më e errët dhe një e lehtë) që fiksoi jo pak vajzat gjatë muajve të fundit. Duket se ky trend ka kaluar tashmë te vetullat dhe për gocat që duan diçka natyrale dhe të veçantë, kjo tendencë është mjaft interesante.

Ky trend për vetullat mund të ketë ardhur edhe si frymëzim nga make up-i apo flokët, por grimierja Shervonne Kitto thotë është një teknikë që më shumë mundësi gocat do e pëlqejnë shumë.

-Çfarë janë vetullat ombre?

Këto lloj vetullash janë një tatuazh kozmetik që krijon një hije të lehtë në zonën e vetullave.

“Termi “ombre” thekson efektin ku vetullat zbehen nga errësira në dritë,” shpjegon ajo, ndërsa kjo teknikë mbush vetullat e holla dhe të paplota.
-Procesi i realizimit të tyre

Njësoj si edhe microblading (tatuazh i vetullës), bërja e vetullave ombre realizohet nga profesionistët në sallone kozmetike. Procesi nis me pastrimin e tyre, më pas matjen dhe skicimin e formës së duhur për të ruajtur simetrinë mes qendrës dhe pjesës fundore të vetullave. Efekti ombre krijon një efekt hijeje në nuancë pak më të hapur se ngjyra natyrale e vetullave.

-Efekti mikrohije

Sipas Kitto-s, vetullat ombre janë në fakt një formë e mikrohijes. Dallimi mes microblading dhe efektit është pikërisht fakti që teknika e parë përmes aparaturës krijon goditje te qimet e vetullave, ndërsa ombre jep kombinim nuancash.

-Sa zgjasin vetullat ombre?

Ato mund të zgjasin nga një deri në tre vjet. Për shkak se pigmenti depozitohet në shtresat e sipërme të lëkurës, ai mund të zbehet me kalimin e kohës. Vetullat ombre zbehen më shpejt te lëkurat më të yndyrshme në krahasim me lëkurën më të thatë.

-Efektet anësore

Këto efekte ndodhin gjatë fazës së shërimit. Faza e shërimit zgjat nga dhjetë deri në 25 ditë pas trajtimit të përhershëm. Gjatë kësaj kohe, ju mund të përjetoni errësim të zonës, kruajtje, lëkurë të thatë etj.

-Si t’i bëni këto vetulla në shtëpi

Mjafton një laps vetullash dhe një furçë dhe ju mund t’i mbushni vetullat me lap duket krijuar formën perfekte. Përdorni furçën apo krëhërin e dedikuar për vetullat për të zbehur pjesën e përparme për të krijuar kështu efektin ombre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit