Home Lajme Botë Çfarë do të ndodhte nëse Kina do të pushtonte Tajvanin?

Çfarë do të ndodhte nëse Kina do të pushtonte Tajvanin?

0
Çfarë do të ndodhte nëse Kina do të pushtonte Tajvanin?

Kina ka simuluar goditje për të ushtruar precizitetin kundër shënjestrave kyçe në Tajvan dhe ujërat përreth gjatë ditës së dytë të ushtrimeve ushtarake.

Ushtrimet – të cilat Pekini i ka quajtur “paralajmërim të ashpër” kundër ishullit që vetëqeveriset – janë përgjigje ndaj vizitës së presidentit tajvanez në ShBA javën e kaluar.

Por çfarë do të ndodhte nëse Kina do të pushtonte Tajvanin?

Një ditë të gushtit 2022, një grup ekspertësh të strategjisë ushtarake dhe mbrojtjes u mbledhën në Washington DC, për të luajtur një lojë që simulonte një pushtim amfib Kinez të Tajvanit në 2026.

Pas luajtjes së lojës 24 herë në 7 orë, grupi erdhi në përfundim se Shtetet e Bashkuara, Tajvani, Japonia dhe aleatët e tjerë do të mposhtinin Kinën dhe ta ruanin pavarësinë e Tajvanit, por me humbje të mëdha- raporton resilinc.

Kjo lojë u luajt edhe nga lojtarë të tjerë në ditë të ndryshme, dhe ‘’ Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare’’, arriti në përfundim se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të fitonin, duke humbur ‘’ numër të madh anijesh, qindra avionë dhe qindra-mijëra pjesëtarë të shërbimit.

Këto humbje dëmtonin ‘’pozitën globale të Shteteve të Bashkuara për shumë vite’’ dhe do ta shkatërronin ekonominë e Tajvanit. Por, Kina do ta pësonte edhe më keq.

Si munden Shtetet e Bashkuara të përgaditen për një luftë mes Kinës dhe Tajvanit?

Duke pasur parasyshë pasojat e lartë-cekura, ‘’Fitorja nuk është e mjaftueshme dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta forcojnë parandalimin’’- raporton CSIS, njofton resilinc.

Sipas këtij raporti, kjo konsiston në zgjerimin e bazave në Japoni dhe Guam, vendosjen e nëndetëseve dhe anijeve të vogla ‘’mbijetuese’’, duke përgaditur vendin të pranojë që ushtarët, marinarët e pilotët do të vdesin në mbrojtje të Tajvanit.

Gjithashtu sipas të gjitha rrethanave, një luftë mes Kinës e Tajvanit është më afër se kurrë. Kina duke ndërtuar me shpejtësi kapacitetet e saj ushtarake, duke kryer ushtrime të vërteta zjarri rreth Tajvanit, dhe duke pohuar se do të përdorte forcën nëse është e nevojshme për të marrë Tajvanin, e dëshmon këtë gjë.

Çfarë do të ndodhë me gjysmëpërçuesit, nëse Kina e pushton Tajvanin?

Për shkak të pozicionit të Tajvanit si furnizuesi më i madh i gjysmëpërçuesve dhe burimi i 92% të mikroçipëve më të avancuar në botë, pushtimi i Tajvanit nga Kina do të sillte pasoja shumë të mëdha ekonomike.

‘’Fabrikat e mikroçipëve mund të përfundojnë duke u kontrolluar nga Kina, ose mund të shkatërrohen’’- tha kreu i organizatës kërkimore ‘’Rand Corporation’’, Jason Matheny.

Nëse ato përfundojnë duke u kontrolluar nga Kina, kjo e fundit mund të ndërpresë shitjet e avancuara të çipave në SHBA dhe aleatët e saj, gjë e cila do të reduktonte ndjeshëm avantazht teknologjike, ekonomike dhe ushtarake amerikane.

Por, nëse fabrikat e mikroçipëve do të shkatërroheshin nga Kina, bota mund të përjetojë një ndër krizat më të mëdha ekonomike.

A munden SHBA-të të zhvillojnë industrinë e vet gjysmëpërçuese?

Sipas specialistit, Jason Mathney i Rand, zhvilimi i llojit të kapacitetit të prodhimit të gjysmëpërçuesve që ka zhvilluar Tajvani deri sot, do të marrë dekada.

“Ideja për të zëvendësuar importet e mikroçipëve me produkte të prodhuara në Amerikë, nënvlerëson fillimin 40-vjeçar të Tajvanit me industrinë e tij të mikroçipëve – dhe iu desh të paktën një dekadë që ishulli të bëhej konkurrues globalisht. Një vonesë e ngjashme do të vlejë edhe për SHBA-në”- shkroi ai.

Si munden Shtetet e Bashkuara ta ndihmojnë Tajvanin të përgatitet për një pushtim?

Ndihma më e madhe që do mund t’i ofrohej Tajvanit, është armatosja e mirë që të parandaloj në pushtim: raketahedhës, drone, municione bredhëse, raketa anti-tank, dhe armatime të tjera të cilat kanë funksionuar për Ukrainën kundër Rusisë.

Rand vë në dukje se sigurimi i këtyre armëve në vëllim të mjaftueshëm mund të pengojë agresionin kinez, dhe të mbrojë industrinë e çipave tajvanez.

Exit mobile version