Kina ka simuluar goditje për të ushtruar precizitetin kundër shënjestrave kyçe në Tajvan dhe ujërat përreth gjatë ditës së dytë të ushtrimeve ushtarake.
Ushtrimet – të cilat Pekini i ka quajtur “paralajmërim të ashpër” kundër ishullit që vetëqeveriset – janë përgjigje ndaj vizitës së presidentit tajvanez në ShBA javën e kaluar.
Por çfarë do të ndodhte nëse Kina do të pushtonte Tajvanin?
Një ditë të gushtit 2022, një grup ekspertësh të strategjisë ushtarake dhe mbrojtjes u mbledhën në Washington DC, për të luajtur një lojë që simulonte një pushtim amfib Kinez të Tajvanit në 2026.
Pas luajtjes së lojës 24 herë në 7 orë, grupi erdhi në përfundim se Shtetet e Bashkuara, Tajvani, Japonia dhe aleatët e tjerë do të mposhtinin Kinën dhe ta ruanin pavarësinë e Tajvanit, por me humbje të mëdha- raporton resilinc.
Kjo lojë u luajt edhe nga lojtarë të tjerë në ditë të ndryshme, dhe ‘’ Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare’’, arriti në përfundim se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të fitonin, duke humbur ‘’ numër të madh anijesh, qindra avionë dhe qindra-mijëra pjesëtarë të shërbimit.
Këto humbje dëmtonin ‘’pozitën globale të Shteteve të Bashkuara për shumë vite’’ dhe do ta shkatërronin ekonominë e Tajvanit. Por, Kina do ta pësonte edhe më keq.
Si munden Shtetet e Bashkuara të përgaditen për një luftë mes Kinës dhe Tajvanit?
Duke pasur parasyshë pasojat e lartë-cekura, ‘’Fitorja nuk është e mjaftueshme dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta forcojnë parandalimin’’- raporton CSIS, njofton resilinc.
Sipas këtij raporti, kjo konsiston në zgjerimin e bazave në Japoni dhe Guam, vendosjen e nëndetëseve dhe anijeve të vogla ‘’mbijetuese’’, duke përgaditur vendin të pranojë që ushtarët, marinarët e pilotët do të vdesin në mbrojtje të Tajvanit.
Gjithashtu sipas të gjitha rrethanave, një luftë mes Kinës e Tajvanit është më afër se kurrë. Kina duke ndërtuar me shpejtësi kapacitetet e saj ushtarake, duke kryer ushtrime të vërteta zjarri rreth Tajvanit, dhe duke pohuar se do të përdorte forcën nëse është e nevojshme për të marrë Tajvanin, e dëshmon këtë gjë.
Çfarë do të ndodhë me gjysmëpërçuesit, nëse Kina e pushton Tajvanin?
Për shkak të pozicionit të Tajvanit si furnizuesi më i madh i gjysmëpërçuesve dhe burimi i 92% të mikroçipëve më të avancuar në botë, pushtimi i Tajvanit nga Kina do të sillte pasoja shumë të mëdha ekonomike.
‘’Fabrikat e mikroçipëve mund të përfundojnë duke u kontrolluar nga Kina, ose mund të shkatërrohen’’- tha kreu i organizatës kërkimore ‘’Rand Corporation’’, Jason Matheny.
Nëse ato përfundojnë duke u kontrolluar nga Kina, kjo e fundit mund të ndërpresë shitjet e avancuara të çipave në SHBA dhe aleatët e saj, gjë e cila do të reduktonte ndjeshëm avantazht teknologjike, ekonomike dhe ushtarake amerikane.
Por, nëse fabrikat e mikroçipëve do të shkatërroheshin nga Kina, bota mund të përjetojë një ndër krizat më të mëdha ekonomike.
A munden SHBA-të të zhvillojnë industrinë e vet gjysmëpërçuese?
Sipas specialistit, Jason Mathney i Rand, zhvilimi i llojit të kapacitetit të prodhimit të gjysmëpërçuesve që ka zhvilluar Tajvani deri sot, do të marrë dekada.
“Ideja për të zëvendësuar importet e mikroçipëve me produkte të prodhuara në Amerikë, nënvlerëson fillimin 40-vjeçar të Tajvanit me industrinë e tij të mikroçipëve – dhe iu desh të paktën një dekadë që ishulli të bëhej konkurrues globalisht. Një vonesë e ngjashme do të vlejë edhe për SHBA-në”- shkroi ai.
Si munden Shtetet e Bashkuara ta ndihmojnë Tajvanin të përgatitet për një pushtim?
Ndihma më e madhe që do mund t’i ofrohej Tajvanit, është armatosja e mirë që të parandaloj në pushtim: raketahedhës, drone, municione bredhëse, raketa anti-tank, dhe armatime të tjera të cilat kanë funksionuar për Ukrainën kundër Rusisë.
Rand vë në dukje se sigurimi i këtyre armëve në vëllim të mjaftueshëm mund të pengojë agresionin kinez, dhe të mbrojë industrinë e çipave tajvanez.