Orgazma femërore mbetet një temë e rëndësishme dhe komplekse në studimet seksuale, dhe shkencëtarët dhe mjekët janë ende në kërkim të përgjigjeve të plota për mënyrën se si gratë arrijnë kulmin. Kur një grua arrin orgazmën, ndodhin ndryshime të shumta në trupin e saj, duke përfshirë një përvojë të thellë dhe gjithëpërfshirëse, thotë Michael Ingber, një specialist në urologji dhe mjekësi femërore. Gjatë eksitimit seksual, trupi i gruas fillon të reagojë ndaj stimujve seksualë. Gjaku rrjedh në klitoris, vaginë dhe thithka, duke shkaktuar skuqje dhe rritje të ritmit të zemrës dhe presionit të gjakut. Testosteroni dhe neurotransmetuesit si dopamina dhe serotonina janë të përfshirë në këtë proces.
Në fazën e eksitimit, tensioni seksual buildohet dhe organet seksuale bëhen më të mbushura me gjak. Ky tension krijon atë që quhet “platforma orgazmike”, e cila përqendron vëmendjen në stimujt seksualë dhe ndihmon në përshpejtimin e ritmit të zemrës dhe frymëmarrjes. Faza e orgazmës përfshin një seri kontraktimesh ritmike në mitër, vaginë dhe muskujt e legenit. Ky shpërthim i tensionit seksual ndodh pas stimulimit dhe shpërndan një ndjenjë ngrohtësie në të gjithë trupin.
Pas orgazmës, trupi relaksohet dhe gjaku largohet nga organet seksuale të mbingarkuara. Ritmi i zemrës, presioni i gjakut dhe frymëmarrja kthehen në nivele normale. Gratë mund të përjetojnë orgazma në disa mënyra, përfshirë orgazmën klitorale, e cila është rruga më e zakonshme për arritjen e kulmit. Stimulimi i klitorit është shpesh i ngjashëm me orgazmën mashkullore dhe ndihmon në ndjeshmërinë dhe shpërthimin e orgazmës. Orgazma vaginal është tjetër formë e orgazmës që ndonjëherë arrihet përmes stimulimit të brendshëm në vaginë, shpesh duke përfshirë stimulimin e pikës G.
Megjithatë, disa gra hasin probleme me arritjen e orgazmës. Probleme fizike dhe emocionale mund të ndikojnë në këtë proces. Ankthi, depresioni, ndjenjat e frikës, fajit dhe problemet e qarkullimit të gjakut mund të pengojnë arritjen e orgazmës. Për të ndihmuar gratë që kanë probleme me arritjen e orgazmës, mjekët dhe terapistët përdorin disa metoda, përfshirë masturbimin e drejtuar, edukimin seksual dhe terapinë e sjelljes. Përdorimi i vibratorëve ose dildove gjithashtu mund të ndihmojë në stimulimin e shtuar dhe përmirësimin e përvojës seksuale.
Orgazma femërore është një aspekt kompleks i shëndetit seksual dhe vazhdon të jetë një fushë e rëndësishme për kërkime dhe zhvillim të mëtejshëm.