1.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Çfarë di ish-inspektori i AKI-së? Kërkon që t’u bëhet testi i drogës udhëheqësve shtetërorë

- Advertisement -

Burim Ramadani, ish-inspektor në Agjencinë Kosovare të Inteligjenvës pas kapjes së asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, me transportim të narkotikëve për në Shqipëri, ka kërkuar që të bëhet testi i drogës tek udhëheqësit institucionalë.

Sipas tij, rezultati do të shkaktonte çudi. Ramadani këtë e ka thënë në ‘Facebook’-un e tij.

“Një test për përdorim droge nëpër shumë nivele shtetërore do të mund të çudiste me rezultate”, ka shkruar ai.

Ai ka propozuar që testi të bëhet fillimisht nga Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi.

“Testi imunologjik prej më të zakonshmëve zbulon nëse personi (në rastin tonë: vendimmarrësi apo vendimmarrësja) ka përdorur kanabis, opiate, kokainë, amfetaminë dhe methamphetamine (MDMA)”, ka shkruar Ramadani.

Postimi i plotë:

Narko-Test për vendimmarrësit

Një test për përdorim droge nëpër shumë nivele shtetërore do të mund të çudiste me rezultate.

Kjo nuk është shaka.

Le ta bëjnë Narko-Testin të gjitha nivelet vendimmarrëse, ata dhe ato që paguhen nga taksat tona dhe vendosin se si ta shpenzojnë Buxhetin e Kosovës.

Nuk po paragjykoj, por i sfidoj le ta bëjnë fillimisht:

Presidenca, Qeveria, Kuvendi.

Është testim i lehtë praktik, nuk kushton shumë për rrogat i kanë, për 5 minuta secili dhe secila do ta merrte rezultatin.

Testi imunologjik prej më të zakonshmëve zbulon nëse personi (në rastin tonë: vendimmarrësi apo vendimmarrësja) ka përdorur kanabis, opiate, kokainë, amfetaminë dhe methamphetamine (MDMA).

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit