1.8 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Çfarë bisedoi aktivisti i PSD-së me udhëheqësen e lajmeve të RTK-së, pasi u ndalen kamerat? (video)

- Advertisement -

Lajmet Qendrore në Televizionin Publik të Kosovës, janë penguar nga Partia Social Demokrate, e cila ka protestuar me pankarta në duar.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka publikuar pamje nga futja e aktivistit, Nol Nushi me një pankartë në duar në të cilën shkruhej ‘Televizioni i Kurtit’.

Duket se kjo ishte mënyra e PSD-së për të protestuar pas emërimit të Rilind Gërvalles në krye të RTK, pasi që ky i fundit për disa vite ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas kësaj moderatori i lajmeve të RTK-së ka reaguar ndaj veprimit të aktivistit të PSD-së, Nol Nushi.

Fillimisht, Nushi tha se RTK është “Radiotelevizion i propagandës”, më pas moderatorja iu drejtua duke thënë se veprimi i Nushit “nuk ishte aspak i drejtë”.

“Kjo s’ishte në rregull, vërtetë nuk ishte në rregull” – tha moderatorja.

“Kjo nuk ka të bëjë asgjë me juve. Më e pandershme duhet me qenë kapja e operatorit publik televiziv” – ia kthehu Nushi.

Pas kësaj moderatorja ka kërkuar disa herë falje publike.

“Profesionalisht dhe personalisht ju kërkoj falje për ato skena që patët mundësi ti shikoni pak minuta më parë, ku në mënyrë të pa organizuar dhe në mënyrë të padijshme si nga ana e stafit, si nga ana e redaksisë si nga ana e gjithkujt, brenda për brenda Radio Televizionit Publik të Kosovës, persona të panjohur hynë brenda dhe bënë atë që ju patët mundësi ta shini. Ju kërkoj ndjesë publikisht në mënyrë personale dhe profesionale, dhe më vjen keq që unë isha rastësisht qëllova këtu në edicion, ku në një situatë politike fragjile që po mbretëron në vendin tonë, ndodhin edhe të tilla gjëra.” – tha ajo

Pas aksionit, Nushi i PSD-së ka thënë se emërtimet partiake nëpër ndërrmarrje e agjenci janë bërë pjesë e përditshmërisë, por ky nuk është veç emërtimi i rradhës. Me këtë emërtim sipas Nushit pushteti na hyn nëpër shtëpi, për të na treguar si duhet t’i kuptojmë veprimet e tij. Por sipas Nushit, liria do t’i gjejë rrugët e saj.

“Radio Televizioni i Kurtit Lajmet e televizionit publik tash e tutje janë lajmet e partisë. Redaksia tash është Qeveria. Policia nuk është më veç në rrugë. Ajo vjen përmes filtrave të censurës. Garanton Rilind Gërvalla, drejtor i televizionit, i deleguar nga Partia-Shtet. Emërimet partiake nëpër ndërmarrje e agjenci janë bërë pjesë e përditshmërisë. Por, ky nuk është emërimi i radhës. Me këtë emërim pushteti na hyn nëpër shtëpi. Për të na treguar si duhet t’i kuptojmë veprimet e tij. Por, qytetarët tanë e kanë kaluar, dhe nuk do të kthehen me në kohërat e errëta ku jeton ky regjim. Liria do t’i gjejë rrugët e saj.” – shkroi ai në Facebook.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, Rilind Gërvalla aktivist i VV-së është zgjedhur drejtor i RTK-së. E kjo bëri që të ketë reagime të shumta. Ani pse vazhdimisht është bërë thirrje për ÇKAPJE. E kjo thirrje për ÇKAPJE ka mbetur nëpër ajër edhe nga partia në pushtet.

Përkundër që bordi i ri i RTK-së së bashku me drejtorin e përgjithshëm në mbledhjet e komisionit parlamentar që merret me çështjen flasin vazhdimisht për heqjen e ndikimit politik dhe pavarësinë e tyre – del se, një nga pozitat më të rëndësishme, ajo e drejtorit të televizionit, do të bie në mënyrë direkte e flagrante nën ndikimin politik.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit