Home Lajme Çfarë bëre me dokumentet që i ke krijuar vetë, me të vërtetat që i ke parë me sy? Ish i burgosuri politik i kërkon llogari këshilltarit të Bislimit 

Çfarë bëre me dokumentet që i ke krijuar vetë, me të vërtetat që i ke parë me sy? Ish i burgosuri politik i kërkon llogari këshilltarit të Bislimit 

0
Çfarë bëre me dokumentet që i ke krijuar vetë, me të vërtetat që i ke parë me sy? Ish i burgosuri politik i kërkon llogari këshilltarit të Bislimit 
Ish i burgosuri politik, profesori Sali Bytyçi ka publikuar një letërnjoftim të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, për të cilin thotë sa ishte dhënë  në burg në vitin 1998 ia kishte dhënë Sebastien Gricourt.

Gricourt tash është këshilltar i zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, dhe Besnik Bislimi.

Bytyçi thotë se letërnjoftime të tilla u ishin dhënë edhe Ukshin Hotit dhe të burgosurve të tjerë politik nga regjimi serb.

Siç tregon Bytyçi Gricourt në atë kohë i kishte thënë se derisa të del nga burgu e të kthehet në shtëpi, do të jetë i përcjellur nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, shkruan Demokracia.

Tani Bytyçi e ka pyetur këshilltarin e Besnik Bislimit, se çfarë u bë me të gjitha ato shënime që i merrte kur i vizitonte në burgje, ku janë ato?

Po ashtu, Bytyçi ka thënë se derisa bashkëvendësi i tij, Dick Marty, me dokumente të Serbisë arriti të bëj rezolutë kundër Kosovës në Parlamentin Evropian, çfarë ka bërë Sebastiani me dokumentet që i ka krijuar vetë, me të vërtetat që i ka parë me sytë e vet, me faktin që njerëzit të cilëve ua ka dhënë letërnjoftimet e Kryqit të Kuq ndërkombëtar nuk janë kthyer në shtëpi, po janë vrarë, masakruar apo kanë vdekur nga maltretimet e autoriteteve serbe në burgjet e Kosovës dhe të Serbisë?

Tutje Bytyçi ka pyetur se “a i është drejtuar Gjyqit të Hagës me kërkesën për të dëshmuar, pasi ai i ka në duart e veta dëshmitë autentike, të cilat janë të verifikueshme në çdo kohë pa pasur nevojë të thotë se ia kam parë dikujt këmbën apo hijen; ato janë reale, ashtu siç është real, në fund të fundit, numri i të burgosurve shqiptarë të cilët nuk u kthyen të gjallë nga burgjet serbe”!

Postimi i plotë:

SEBASTIAN!

Ky është letërnjoftimi i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, që ma ka dhënë Sebastien Gricourt në verë të vitit 1998, në Burgun e Qarkut, në Prizren. Këtë ua ka dhënë edhe bashkëvuajtësve të mi. Sigurisht, Sebastiani apo ndonjë koleg i tij një letërnjoftim të tillë ia ka dhënë edhe Ukshin Hotit! Një letërsnjoftim të tillë, në verë të vitit 1998, Sebastiani ia ka dhënë edhe Qemajlit, djalit të xhaxhait tim, me të cilin jemi rritur bashkë, i cili kur u vra, më 22 maj 1998, ishte pothuaj ngjitur me mua!

Kur ma ka dhënë këtë letërnjoftim Sebastiani, më ka thënë se prej këtij momenti dhe derisa të dal nga burgu e të kthehem në shtëpi, do të jem i përcjellë nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar! Sigurisht të njëjtat fjalë, në gjuhën shqipe, Sebastiani ua ka thënë edhe atyre!

Sebastiani më ka vizituar në Burgun e Qarkut të Prizrenit një herë në verë 1998, në Burgun e Qarkut të Prishtinës në Lipjan, në vjeshtë apo dimër 1998, së paku një herë, në Burgun e Qarkut të Nishit në verë 1999. Së paku dy herët që më ka vizituar, i kam treguar Sebastianit për maltretimet e rrahjet që na i bëjnë në këto burgje, për trajtimin çnjerëzor si dhe për torturat me uri.

Tani dua t’i bëj disa pyetje Sebastianit:

1. Çfarë u bë me të gjitha ato shënime që i merrte kur na vizitonte në burgje, ku janë ato?

2. Sa vetave ua ka dhënë letërnjoftimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në burgje dhe nuk janë kthyer nga burgjet e Kosovës dhe të Serbisë?

3. Sa është interesuar për fatin e Ukshin Hotit, të cilit me siguri ia ka dhënë një letërnjoftim të tillë?

4. Sa të burgosur që e kishin letërnjoftimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar u masakruan në Dubravë dhe është interesuar për fatin e tyre?

5. Për çfarë na i dhe ato letërnjoftime dhe cili ishte roli i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Kosovë në vitet 1998-1999-2000?

Derisa bashkëvendësi i tij, Dick Marti, me dokumente të Serbisë arriti të bëj rezolutë kundër Kosovës në Parlamentin Evropian, çfarë ka bërë Sebastiani me dokumentet që i ka krijuar vetë, me të vërtetat që i ka parë me sytë e vet, me faktin që njerëzit të cilëve ua ka dhënë letërnjoftimet e Kryqit të Kuq ndërkombëtar nuk janë kthyer në shtëpi, po janë vrarë, masakruar apo kanë vdekur nga maltretimet e autoriteteve serbe në burgjet e Kosovës dhe të Serbisë?

A ka menduar ndonjëherë Sebastiani për këto pyetje që unë tani ia bëj?

A i është drejtuar Gjyqit të Hagës me kërkesën për të dëshmuar, pasi ai i ka në duart e veta dëshmitë autentike, të cilat janë të verifikueshme në çdo kohë pa pasur nevojë të thotë se ia kam parë dikujt këmbën apo hijen; ato janë reale, ashtu siç është real, në fund të fundit, numri i të burgosurve shqiptarë të cilët nuk u kthyen të gjallë nga burgjet serbe!

Kam dëgjuar se Sebastiani kohët e fundit po përkthen letërsi shqipe të Kosovës në gjuhën frënge. Mirë bën! Po Sebastiani do të mund të shkruante libra jo vetëm dokumentare po edhe romane për shqiptarët gjatë viteve të luftës shumë më të bukura e më të rëndësishme sesa ato që i përkthen! Kush më mirë se Sebastiani i ka parë shqiptarët në burgje, i ka parë sa të torturuar janë, sa të pangrënë, i ka dëgjuar rrëfimet e tyre për jetën në burgje?

SEBASTIAN, A TË KA RËNË GJATË KËTYRE 24 VJETËSH TË BISEDOSH SË PAKU NJË HERË ME NDËRGJEGJEN TËNDE? NËSE PO, ÇFARË TË KA THËNË AJO?

Exit mobile version