21.8 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Çfarë po ndodhë me PDK?!

- Advertisement -

Shkruan: Blerim Canaj

Të gjithëve na kujtohet viti 2021 kur krerët e PDK-së, burrat që sot janë lënë të vetmuar në Hagë, në një nga momentet më të vështira në historinë e saj, ata partinë ia kishin besuar Enver Hoxhajt. E ata e vazhduan betejën e madhe për dinjitetin e UÇK-së dhe të luftës çlirimtare.

Në atë periudhë, me barrën e drejtimit dhe përgjegjësinë e fjalës, PDK hyri në zgjedhje dhe nga zgjedhjet doli duke u ngritur nga pozita e tretë në të dytën. Edhe pse ishte kohë dhe betejë tejet e pashpresë, kjo i ktheu fytyrën strukturës dhe shpresën elektoratit. E pas zgjedhjeve nacionale të vitit 2021, u hap gara për të parin e PDK! Ndonëse me një fitore goxha të sigurt para vetes, Hoxhaj i cili kishte udhëhequr partinë në kohën dhe në betejën më të vështirë të saj, befasisht u tërhoq nga gara. Më vonë unkuptua: Jo pse nuk do ta fitonte garën, por si duket sepse e pa me sy të kthjellët urinë për ndikim dhe si pasojë rrezikun për përçarje. Ai atëbotë mori përgjegjësinë që shumë të tjerë sot e shmangin: zgjodhi unitetin mbi ambicien. E la anash veten për t’i dhënë kohë PDK-së të shërohej.

Por çka po ndodhë sot me këtë parti kur nuk ka as fitore e nuk ka mbetur as unitet. Ata që dikur flisnin për përgjegjësi dhe sakrificë, sot janë kthyer kah pozitat e tyre, duke e braktisur parimin dhe duke dëmtuar themelet e partisë. PDK është parti shtetformuese dhe si asnjë parti në shtete që pretendojnë demokracinë, nuk do duhej të mbetej pronë private e askujt e as hapësirë për pazare të brendshme. Ajo duhet të mbetet mburojë morale për vendin, parti që ka dhënë gjithçka për Kosovën. Por sot kjo parti po zbehet nga vetë ata që do duhej ta mbronin.

Kjo që po ndodhë brenda PDK nuk duket të jetë veç krizë politike.
Që në fillim u vërejt braktisja e një amaneti të lënë nga ata që sot janë lënë të vetëm të përballen me padrejtësinë ndërkombëtare. E tani po duket sikur për beteja personale, kemi të bëjmë me braktisje të tërë partisë. A thua PDK ka pasur vetëm një njeri të mbetur i cili në ditët më të vështira hoqi dorë nga vetja për të ruajtur PDK si shtëpi të përbashkët.
Mendoj që PDK duhet të reflektoj dhe të ketë të qartë që si parti shtetformuese së bashku me partitë tjera tradicionale duhet të rikthej përgjegjësinë. Mendoj që PDK duhet të mendoj për më shumë e të mos mbetet në duart e atyre që i shërbejnë vetes, por në duart e atyre që i shërbejnë partisë dhe Kosovës. Dhe shërbimi të mos jetë vetë fjalë boshe. Aty duhet lidership që e njeh sakrificën, që ka dëshmuar maturi kur ka qenë më e lehtë të garosh, dhe që nuk frikësohet nga sfidat.
Sot më shumë se kurrë, është nevojë emergjente që PDK të hapë sytë dhe të përballet me realitetin: krerët e shtetit janë në Hagë, të lënë vetëm. E kjo parti dhe udhëheqësit e saj kanë për detyrë historike e morale që të mos e shkatërrojnë partinë për interesa personale, por të jetë zëri i tyre, mbështetja e tyre, nderi i tyre. Nuk mund të mbetet peng i ambicieve personale të individëve që nuk garojnë për ta çuar partinë drejt fitores, por vetëm për ta ruajtur veten brenda pushtetit të brendshëm. Kjo nuk është më garë idesh, por garë për mbijetesë politike dhe morale.

Të ngjashme

Të fundit