Ish-diplomati Blerim Canaj ka thënë se kryeministri Kurti po i ndjek limitet e veprimeve pasi e di se SHBA nuk është ende e gatshme të heqë dorë nga Kosova.
Sipas Canës, ura e Ibrit do të hapet, mirëpo debati për të po kalon në Bruksel.
Deri më tani kemi pa se sikurse dinari edhe ura e Ibrit do të kalojë si temë në Bruksel. Fatkeqësia është se në Bruksel po shkon prapë një temë që është përfunduar atje…shpresoj që ende ka mundësi që të parandalohet mirëpo deri më tani nga ajo që kemi pa kur është përmendur diçka nga eksponent të Bashkimit Evropian pastaj edhe ka ndodhur ajo që është kërkuar dhe që është përmendur”, ka thënë Canaj.
Tutje, Canaj është shprehur se tanimë është kaluar nga një temë politike në çështje të sigurisë dhe se “hapja e Urës së Ibrit po ndërlidhet me të dhe pastaj temat e çështjes së sigurisë pastaj po na kalojnë në Bruksel”.