7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Çështja e TVSH-së, Murati: Nuk kemi premtuar se do të vazhdojë 8 përqindëshi, këtë vit pati rritje të fitimit në gastronomi

- Advertisement -

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati gjatë konferencës së fundit për këtë vit, ka folur edhe në lidhje me çështjen e TVSH-së në sektorin e gastronomisë, e cila në bazë të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomikë ishte reduktuar në 8 për qind.

Murati ka thënë se ky reduktim ka rezultuar me rritjen e fitimit të bizneseve, që sipas tij në krahasim me vitin e kaluar ka dyfishuar qarkullimin.

I pyetur për reagimet e sektorit të gastronomisë, Murati tha se nuk u është premtuar asnjëherë se TVSH-ja do të vazhdojë të jetë 8 për qind.

“Nuk do të thoja që ka përplasje, mund të ketë akuza. Megjithatë ne si Qeveri dhe Ministri duhet t;i konsiderojmë të gjitha sektorët e bizneseve dhe të ju ndihmojmë. Sa i përket sektorit të Gastronomisë në lidhje me TVSH-në, ne kemi pasur një takim, mirëpo nuk u është premtu asnjëherë. Në fakt është e kundërta, unë kur kam qenë kryetar i Komisionit për buxhet në mandatin e kaluar kam thënë që zbritja e TVSH-së në atë formë nuk është mënyra e duhur sepse nuk do të rezultonte me zbritje të çmimeve, e që zbritja e çmimeve pastaj të rezultonte në konsum të shtuar. Pra, kur është zbrit TVSH-ja nuk kemi pasur zbritje të çmimeve”, tha Murati.

Sipas tij, përveç që nuk ka pasur zbritje të çmimeve, ka pasur shtim të fitimit për bizneset.

“Përkundrazi, çka ka ndodh është që mund të jetë rrit fitimi për bizneset. Gjithashtu duhet të kemi parasysh që si biznese, gastronomia edhe këtë vit ka shënuar rekord qarkullimi, nga të dhënat që kemi krahasuar me vitin 2019, mund të flasim për një qarkullim prej mbi 30% rritje do të thotë nëse e krahasojmë me një vit normal”, theksoi Murati.

Ai tha se në krahasim me vitin 2020, ka dyfishim të qarkullimit në sektorin e gastronomisë.

“Kurse nëse e krahasojmë me vitin 2020, ka dyfishim të qarkullimit. Viti i kaluar mund të ketë qenë i vështirë, por për këtë vit me përjashtim të bizneseve të cilat kanë qenë të mbyllura dhe që besoj se ne si Qeveri duhet tu dalim në ndihmë dhe shumë shpejt do të kemi edhe zbatimin dhe fillimin e operacionalizimit të masave për këtë çështje, sa i përket bizneseve që kanë operu me gjithë masat nuk besoj që ka pasur vështirësi”, tha Murati gjatë konferencës për media.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit