3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Çështja e të pagjeturve të luftës diskutohet më 2 maj, Çerkinaj: S’kemi besim te Kurti, s’po e marrin seriozisht

- Advertisement -

Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur, Bajram Çerkinaj ka folur rreth takimit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, që do të mbahet më 2 maj në Bruksel.

Çerkinaj në një prononcim për GazetaBlic ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti ku tha se, çështja e të pagjeturve gjatë luftës në Kosovë do të diskutohet në këtë takim.

Çerkinaj shprehet skeptik në lidhje me këtë çështje, teksa thotë se nuk ka besim që do të bëhet ndonjë hap tutje. Çerkinaj shtoi se, për t’u arritur një gjë e tillë duhet të implementohej çfarë u premtua qysh nga fillimi i Qeverisë Kurti.

“Edhe pse ka premtuar se do të dakordohet dhe do të nënshkruhet një marrëveshje për persona të pagjetur, ne si familjar nuk kemi besim që do të bëhet asnjë hap derisa nuk do të implementohet ajo çfarë u premtua”, tha ai.

Çerkinaj thotë se Qeveria Kurti nuk po e merr seriozisht çështjen e të pagjeturve në Kosovë.

“Premtuan se do të jetë pika e parë dhe do të fillojë grupi punues të punojë në pjesën humane dhe jo në atë politike. Ende nuk kemi shpresë se e kanë seriozisht”, tha Çerkinaj.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha para pak dite se pret që më 2 maj, kur planifikohet të mbahet takimi i tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), të trajtohet me urgjencë çështja e të pagjeturve që nga lufta e fundit në Kosovë 1998-1999.

“Unë pres që me urgjencë të trajtohet në takimin e 2 majit çështja e të pagjeturve, e cila nuk i ka viktimë vetëm të pagjeturit dhe familjet e tyre, por mbarë popullin tonë, meqenëse pikërisht të pagjeturit janë një situatë e veçantë ku ankthi është edhe më i madh sesa pikëllimi, ku zemërimi është edhe më i madh se sa vajtimi. Andaj, pres që më 2 maj, nga lehtësuesit evropianë siç e kemi thënë në Ohër më 18 mars, ta trajtojnë me urgjencë këtë çështje”, theksoi Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit