Çështja e presidentit, Sejdiu: Përgjigja e Murat Jasharit e shembi “kullën e letrës” të Albin Kurtit

- Advertisement -

Murat Jashari, ishte një nga emrat e përfolur në opinion për President.

Por, i njëjti e mohoi publikisht se ka ambicie për pozitën e të parit të Shtetit.

Sipas analistit politik Dardan Sejdiu, deklarimi i tij shembi “kullën prej letre” të kryeministrit Albin Kurti.

“Familja Jashari, e ka bërë këtë punë jashtëzakonisht mirë, me një maturi të madhe që asnjëherë nuk është hy në këto diskutime, por kësaj radhe intensiteti i diskutimi ishte aq i madh, kriza e cila vinte aq e madhe, presioni publik që bëhej aq i madh, sa që z. Jashari në ambientet e Universitetit të Prishtinës, i pyetur nga një gazetar i cili insiston, detyrë e gazetarit është me insistu në përgjigje, jep një përgjigje e cila në një formë ose tjetër “e shemb një kullë prej letre që mundohet me ndërtu z. Kurti”, deklaroi ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit