Çështja e Presidentit, Rrustemi thotë se Kurti iu ka ofruar PDK-së dhe LDK-së marrëveshje politike për “pozicione tjera institucionale”

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë Vetëvendosja i ka ofruar “marrëveshje politike PDK-së dhe LDK-së”, teksa po diskutohej për çështjen e presidentit.

Autori i Pressing, Leonard Kërquki, e pyeti Rrustemin se çfarë marrëveshje politike i keni ofruar PDK-së dhe LDK-së?

“Ka pasur gatishmëri në orët e fundit në komunikim për të diskutuar marrëveshjet politike edhe për pozicione tjera institucionale…”, tha Rrustemi në Pressing.

“Për qeveri ka pasur refuzim prej opozitës”, tha ai kur u pyet nëse opozitës ju ofrua bashkëpunim për qeverinë.

Ai tha se “gatishmëri nga VV-ja ka pas për marrëveshje politike”, duke mos sqaruar se çka konkretisht.

Por sipas tij, “meqenëse nuk ndodhi takimi”, nuk është nevoja të përmenden këto “pozicione”.

Video:

Të ngjashme

Të fundit