Çështja e presidentit, Kurti arrin në Kuvend – do të takohet me Abdixhikun

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

Kurti do ta pres në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Ai është parë të hyjë brenda objektit të Kuvendit, ka hyrja e Presidencës.

Ky takim vjen pas paralajmërimeve të tij, për t’u takuar me lider të opozitës për çështjen e presidentit.

Të shtunën ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani ia dorëzoi detyrën, Albulena Haxhiut.

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat që deri më 28 prill të zgjedhin presidentin e ri të vendit.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 për qind të votave

Të ngjashme

Të fundit