8.5 C
New York
Thursday, February 26, 2026

Buy now

Çështja e presidentit, deputeti i LDK-së thotë se Abdixhiku është takuar me Hamzën e Haradinajn

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka thënë se kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku gjatë javës është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai në Rubikon, ka thënë se “LDK po tenton të gjejë një zgjidhje për të mos shkruar në zgjedhjet”.

“LDK-ja është duke ofruar mënyrën më institucionale që mundet me vepru, me përgjegjësinë që e ka që me e ruajt demokracinë në këtë vend. Janë dy opsione që po punojmë që të ecim përpara. Kryetari Abdixhiku është takuar me secilin kryetar të partive politike. Është takuar me anëtarë të PDK-së, me kryetarin e PDK-së, AAK-së, me zotëri Kurtin, këtë javë” – ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit