I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Klix.ba, ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Ai foli për vizitën e tij në të dy vendet, duke thënë se të dyja e kanë mbështetjen e Amerikës në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Megjithatë ai tha se duhet të punojnë edhe për normalizimin e marrëdhënieve, transmeton Indeksonline.
“Zgjidhja afatgjatë është vazhdimi i rrugës drejt Bashkimit Evropian dhe të dyja vendet kanë mbështetjen tonë në këtë rrugë. Megjithatë, gjatë rrugës, ata duhet të punojnë edhe për normalizimin e marrëdhënieve. Në Ohër kemi pasur një marrëveshje shumë të mirë. Ajo marrëveshje normalizimi shkoi më tej se çdo marrëveshje tjetër dhe ne duhet t’i kthehemi atij procesi dhe të fillojmë të përmbushim të gjitha elementet e asaj marrëveshjeje. Bashkimi Evropian do të ofrojë disa propozime se si t’i rikthehemi atij procesi dhe si të zvogëlohen tensionet aktuale, por këtë do ta lë për më vonë sepse jemi ende në proces të bisedës”, tha ai.
Emisari i ShBA-së, Gabriel Escobar, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe si “asgjë më shumë se aftësinë e serbëve të organizim të institucioneve lokale në gjuhën e tyre”.
“Çështja e Kosovës është e veçantë. Ne shohim që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është në përputhje me standardet e BE-së. Ne e shohim atë si asgjë më shumë se aftësinë e serbëve për të organizuar institucionet lokale në gjuhën e tyre. Ne nuk shohim ndonjë kërcënim në këtë dhe nevojën që vendet e tjera që janë tashmë në rrugën evropiane të bëjnë diçka tjetër që nuk po e bëjnë tashmë për të zbatuar reformat që BE-ja u kërkon atyre”, theksoi ai./Indeksonline