Kosova nuk po lejon licencimin as të bankës shtetërore serbe “Kursimoren e Postës së Serbisë” dhe as të ndonjë banke private, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç e citoi “KoSSeV”.
“Ne po ju themi, s’po doni Poshtanska Bankën, e cila është aty që nga 1910, nuk e bëjnë sepse në pronësi të shtetit serb; edhe Evropa u thotë që kanë të drejtë për këtë. Pa problem, u themi ne, gjejmë një bankë private”.
“Ata na thonë, jo as bankë private, nuk ua licensojmë”, ka thënë Vuçiq.