21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Çështja e dinarit, Ferat Shala thotë se është lojë e Kurtit për të mbuluar dështimet

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, është shprehur se vendimi i BQK-së për dinarin serb nuk është diçka të re dhe se Kurti po mundohet ti mbulojë dështimet politike të marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës.

Shala është shprehur se vendimet e fundit rreth dinarit serb janë të orkestruara nga Qeveria dhe pa koordinimi të partnerëve Amerikan e Evropian.

“BQK-nuk është institucion i pavarur, tashmë Qeveria ka vendos të degjueshmit e vet në udhëheqje të këtij institucioni. Vendimet e fundit rreth dinarit serb janë të orkestruera nga Qeveria. Pa kordinim me partneret Amerikan dhe Europian (edhe pse kryeministri tash e tri vite ka takime të rregullta me ta)”, ka thënë Shala.

Ai, është shprehur se kjo është e tëra një lojë për krijimin e autonomisë së komunave me shumicë serbe, e që Kurtit i duhet disa veprime te tilla pasi po afrohet viti zgjedhor.

“Kjo e tëra është në shërbim të lojës së krijimit të autonomisë së komunave me shumicë serbe. Tani që kemi hy në vitin zgjedhor Kryeministrit i duhen vendime të tilla të njëanshme, populliste, kokforta në dukje e të gjitha ose në Veri ose në Enklava serbe. Vetëm kjo qasje ja mbulon sado pak dështimet; Politike, ekonomike, ja mbulon pak korrupcionin në Energji, në Rezervat shtetërore etj etj.”, tha Shala.

“Vetëm këto vendime llogarit Kurti se do ti sjellin vota të fanatikëve të tij që tashmë kanë fillu ta prekin korrupsionin në çdo pore të jetës dhe veprimeve të Qeveris Kurti. Veprime e vendime të kësaj natyre do të kemi në kontinuitet të kësaj qeverie e cila pa kriza të brendshme dhe pa kriza me faktorin ndërkombëtar smund të jetoj’, theksoi Shala për Indeksonline.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit