6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Çështja e dinarit e sjell Lajçakun në Prishtinë, Bislimi e pret sot në zyrë –  Qeveria: Diskutohet marrëveshja bazike

- Advertisement -

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar  sot (e martë) në Facebook se do të ketë diskutime me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, për çështjen e dinarit.

Bislimi kishte refuzuar të shkonte në Bruksel e të diskutonte për një çështje të tillë. Kosovën aty e përfaqësoi delegacioni nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), e cila e kishte nxjerrë rregulloren për dinarin.

Por Bislimi do të takohet me Lajçakun, sot (e martë) – për këtë ka njoftuar zyra për media e Qeverisë së Kosovës.

Në njoftim është thënë se në takim do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e marrëveshjes bazike. Takimi do të nis në ora 09:30 në objektin e Qeverisë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit