Administrata Federale e Aviacionit në SHBA ka vendosur ndalesë tokësore për tre aeroporte në Karolinë pasi një balonë e dyshuar spiune kineze po lëviz nëpër zonë, konfirmoi një zëdhënës i administratës.
Siç raporton CNN, administrata gjithashtu kufizoi hapësirën ajrore pranë Myrtle Beach.
Aeroportet e prekura janë në Wilmington, Karolinë të Veriut; Charleston, Karolinë e Jugut; dhe Myrtle Beach.
“FAA ka ndaluar nisjet për në aeroportet Wilmington (ILM), Myrtle Beach International (MYR) dhe Charleston International (CHS) për të mbështetur Departamentin e Mbrojtjes në angazhimin për sigurinë kombëtare”, thuhet në deklaratën e FAA.