Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të katër komunave veriore. Në mbledhjen e sotme rezultati është certifikuar pasi kandidati për kryetar nuk kanë bërë asnjë ankesë në Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP).
Në bazë të këtij rezultati, komunë e Mitrovicës Veriut dhe atë të Leposaviqit kanë fituar kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, konkretisht Erden Atiq dhe Lulzim Hetem.
Kurse komuna e Zveçanit dhe ajo e Zubin-Potok janë fituar nga kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës, respektivisht Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri.
![](https://nacionale.com/uploads/Rezultatiiiii.jpg)
Zgjedhjet në veri të dielën e kaluar janë mbajtur në mënyrë të qet.
Ndonëse në aspektin ligjor ato ishin në rregull, kontestimi i tyre po bëhet në aspektin politik për shkak të pjesëmarrjes shumë të ulet të qytetarëve dhe bojkotimit nga komuniteti serb.