Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë certifikuar nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Artileri dhe Xhenio Luftarake.
Sipas njoftimit të FSK-së trajnimi është realizuar në pjesën praktike dhe teorike dhe ka zgjatur tri javë.
“Trajnimi është realizuar në Qendrën Stërvitore të Komandës së Forcave Tokësore të FARSH, nga instruktorët e artilerisë dhe Xhenios Luftarake me qëllim të përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së. Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë shefi i Shtabit të Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, atasheu i Republikës së Kosovës në Shqipëri, instruktorë, oficer e nënoficerë të FARSH-së”, thuhet në njoftim.