1.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Certifikimi i detyrueshëm i Listës Serbe, Tahiri: Kurti e turpëroi shtetin para partnerëve ndërkombëtarë

- Advertisement -

Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryeministri aktual, Albin Kurti po e turpëron shtetin para partnerëve ndërkombëtarë.

Ajo shkroi në Facebook duke iu referuar moscertifikimit të Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhje, gjë që PZAP e ka detyruar KQZ-në që ta bëjë, pas ankesës së kësaj partie.

“Lirine e sollem per gjithe qytetaret e Kosoves, politikanet si Kurti qe nuk luajten rol per lirine, po demtojne imazhin e shtetit te lire, demokratik, sovran te Kosoves – njehere nuk certifikojne ca subjekte politike per zgjedhje pastaj detyrohen ta bejne – Nuk eshte hera e pare qe ky kryeminister qe turperon shtetin tone para partnereve nderkombetar”, shkroi Edita Tahiri.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit