17.1 C
New York
Saturday, April 26, 2025

Buy now

Ceremonia mortore e Papa Françeskut: Mbi 130 delegacione dhe rreth 200 mijë persona të pranishëm

Në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan sot do të zhvillohet ceremonia mortore e Papa Françeskut, i cili ka vdekur këtë javë në moshën 88-vjeçare.

Për t`i dhënë lamtumiren e fundit Papa Françeskut në shesh janë mbledhur mijëra pelegrinë, besimtarë dhe figura të njohura nga mbarë bota janë mbledhur.

Në ceremoninë që do të fillojë në orën 10:00, e cila drejtohet nga Kardinali Giovanni Battista Re, pritet të marrin pjese rreth 200 mijë persona.

E madhe do të jetë edhe pjesëmarrja e delegacioneve ndërkombëtare.

Media kanë raportuar se në ceremoni janë të pranishëm mbi 130 delegacione ndërkombëtare, përfshirë rreth 50 kryetarë shtetesh dhe 12 monarkë.

Ndër figurat kryesore janë Presidenti amerikan Donald Trump, Princi William i Mbretërisë së Bashkuar, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, si dhe përfaqësues të lartë nga Franca, Gjermania, Argjentina dhe Filipinet

Të ngjashme

Të fundit