Irani është njëri prej tetë vendeve aziatike që janë kualifikuar direkt për Botërorin 2026 në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Megjithatë, nga ky shtet nuk do të ketë të pranishëm në ceremoninë e shortit që tërhiqet më 5 dhjetor, shkaku i telasheve me viza.
Zyrtarëve të kësaj federate u është refuzuar aplikimi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Jemi informuar nga FIFA se vendimi nuk ka të bëj asgjë me sport dhe se delegacioni iranian nuk do të jetë pjesëmarrës në shortin e Kupës së Botës”, ka thënë zyrtari për media i Federatës së Futbollit të Iranit në një televizion.
Mediat lokale më herët kanë raportuar se SHBA-ja e ka refuzuar edhe kërkesën për vizë të Presidentit të Federatës iraniane të futbollit.
Shorti për Botërorin 2026, që organizohet nga 11 qershor deri më 19 korrik, do të tërhiqet të premten e ardhshme në Washington.






