10.6 C
New York
Monday, November 24, 2025

Buy now

Ceremonia e përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Haradinaj: Ishim e do të jemi bashkë gjithnjë

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se në pritjen solemne të organizuar nga ambasadori Petrit Malaj, në prag të shënimit të 113-vjetorit të Pavarësisë, siç tha ai, përkujtuan aktin sublim që i dha jetë shtetit shqiptar të lirë e sovran.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se “në veprim për të drejtën tonë ishim e do të jemi bashkë gjithnjë”.

“28 Nëntori si kryefestë e shqiptarëve që nga viti 1443, për të vazhduar më 28 nëntor 1912 me aktin shpalljes së pavarësisë e deri tek 28 nëntori i 1997 me daljen e parë publike të UÇK-së, është emocioni më sublim i çdo shqiptari”.

“Në veprim për të drejtën tonë ishim e do të jemi bashkë gjithnjë. Identitetin perëndimor populli shqiptar e ka të rrënjosur në qenësinë e tij. Bashkimin në familjen e madhe evropiane, krah për krah, do ta bëjmë realitet”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit