15.4 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

Ceraviku i Klinës me tre kandidatë për kryetar komune

- Advertisement -

Në zgjedhjet e sotme të 12 tetorit për kryetar të Komunës së Klinës, gara ka një veçanti të rrallë, pasi tre nga katër kandidatët vijnë nga i njëjti fshat, Ceraviku.

Edhe pse komuna përfshin 54 fshatra, tre nga katër kandidatët për kryetar kanë origjinë nga ky fshat.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të garojë me Sokol Bashotën, i cili ka qenë më parë kryetar i kësaj komune.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kandiduar Arben Limanajn, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të përfaqësohet nga Ramiz Rrustaj.

Ndërkohë, aktualisht, Klina drejtohet nga Zenun Elezaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili do të garojë edhe për një mandat të ri.

Të ngjashme

Të fundit