Gara për kryetar të komunës së Klinës pritet të jetë mjaft interesante. Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare, në këtë komunë, asnjë nga partitë nuk e ka shumicën absolute.
Por, më interesant është fakti se vetëm nga një fshat i kësaj komune, janë tre pretendent për të parin e Klinës.
Sokol Bashota, PDK, Ramiz Rrusta Vetëvendosje dhe Arben Limanaj nga LDK që të tre nga fshati Ceravik i Klinës janë zyrtarizuar tanimë në garën elektorale të 12 tetorit.
Mbetet të shihet se si do të ndahen votat në këtë fshat, i cili ka ndikim të madh në garën për kryetar të kësaj komune.
Bashota për tri mandate ishte kryetar i Klinës.
Kryetari aktual, Zenun Elezaj, është nominuar nga AAK kandidat për një tjetër mandat në krye të kësaj komune