24.5 C
New York
Friday, August 15, 2025

Buy now

Censurohet edicioni i lajmeve në RTK, Kusari alarmohet: Si me qenë në Hungari, e turpshme

- Advertisement -

Juristja e mediave, Flutra Kusari, ka bërë me dije edicioni i lajmeve të mbrëmjes në RTK është censuruar.

Ajo ka publikuar një video të edicionit të lajmeve të orës 17.00 në RTK ku është raportuar për reagimin e AGK-së që kërkon nga qeveria t’ia transferojë mjetet financiare RTK-së.

Në profilin e saj në “Facebook”, Kusari ka shkruar se në edicionin qendror të lajme të orës 19:30 nuk është transmetuar reagimi.

“Kush e cenzuroi edicionin e mbrëmjes së lajmeve të RTK-së? Kush, kush, kush? Në orën 17.00 RTK ka raportu për reagimin e AGK-së e cila kërkon që qeveria t’ia transferojë mjetet financiare RTK-së. (Shih videon). Në orën 19.30 lajmi nuk është transmetu, pra është cenzuru si me qenë në Hungari”, ka shkruar ajo, duke shtuar se gazetarët janë urdhëruar që në edicionin e radhës të transmetojnë deklaratën e zëdhënesit të qeverisë ndaj reagimi të AGK-së.

“Infot i kam që gazetarët janë urdhëru me e transmetu në orën 23.00 deklaraten e zëdhënësit të qeverisë, pa atë të AGK-së. Sigurisht, sigurisht. Paramendo, deklaratën e AGK-së që është në favor të vetë RTK-së nuk e transmetojnë nga frika mos po e dëmtojnë VV-në dhe qeverinë. E turpshme”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

Të fundit