29.1 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

“Censurë alarmante”: Gazetarët e RTK-së denoncojnë përjashtimin arbitrar nga moderimi i emisioneve

- Advertisement -

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Info Magazinë” në RTK, Blerta Foniqi Kabashi, ka reaguar publikisht përmes një postimi në Facebook, duke denoncuar si “arbitrar dhe joligjor” vendimin e menaxhmentit të RTK-së për t’i përjashtuar disa prej gazetarëve nga moderimi i emisioneve.

Sipas saj dhe kolegëve të tjerë nënshkrues të reagimit, vendimi u komunikua të premten në fund të orarit të punës, pa paralajmërim dhe pa bazë ligjore, i magazinës së orës 17:00 dhe lajmeve të orës 23:00.“Magazina e orës 17:00” dhe lajmet e orës 23:00.

Në njoftim përmendet gjithashtu se stafi ka qenë vazhdimisht nën presion dhe akuza të pabaza nga eprorët, gjë që e ka bërë të vështirë ushtrimin e detyrave profesionale.

Foniqi Kabashi ngreu alarm serioz “për funksionimin e Transmetuesit Publik dhe për demokracinë në vend.”

Reagimi:

Reagim publik për përjashtimin arbitrar dhe censurën alarmante në RTK!

Të premten, në fund të orarit të punës, ne të poshtëshënuarit morëm një njoftim të paparalajmëruar dhe joligjor, me të cilin përjashtohemi nga moderimi i emisioneve, përkatësisht i magazinës së orës 17:00 dhe lajmeve të orës 23:00. Lidhur me këtë situatë, kemi kërkuar edhe takim me menaxhmentin e RTK-së, por nuk kemi marrë përgjigje.

Tendenca është e qartë dhe e shpërfaqur hapur. Këtë e vërteton edhe fakti i paralajmërimeve për heqjen nga skema programore të magazinave informative, sa herë që në këto magazina janë realizuar intervista me të ftuar nga partia në pushtet, të cilët kanë shprehur pakënaqësi nga ballafaqimi profesional.

Vendimi arbitrar për ndërhyrjen në skemën programore, duke hequr tani Magazinën e orës 17:00 dhe muaj më parë Magazinën “Lajmet e fundit”, është edhe i paligjshëm, pasi skema programore mund të ndryshohet vetëm nga Bordi, ndërsa aktualisht RTK nuk ka Bord funksional.

Ne, në vazhdimësi, jemi përballur me presion dhe akuza të pabaza nga eprorët, por asnjëherë ata nuk kanë pranuar t’i evidentojnë ato në mënyrë elektronike. Andaj, ushtrimi i detyrave tona të punës është bërë i vështirë, gati i pamundur.

Nisur nga këto, vendimi i fundit arbitrar ka vetëm një qëllim: heshtjen e zërit të panënshtruar dhe profesional brenda Transmetuesit Publik.

Ky është një alarm shumë serioz për funksionimin e Transmetuesit Publik dhe për demokracinë në vend.

Andaj, ne do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e të drejtave tona, ndërsa do të vazhdojmë të punojmë të panënshtruar, në mënyrë objektive dhe profesionale.

Blerta Foniqi Kabashi

Meneta Zekaj Nushi

Jehona Zhitia

Edona Musa

Arton Mulliqi

Valon Bajrami

Të ngjashme

Të fundit