Lajme

“Cënohet sovraniteti” – Serwer tregon pikat e draftit të Zajednicës që do t’i shkaktojnë probleme Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

November 15, 2023

Profesori në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ia ka bërë një lexim-analitik draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të publikuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani. Hopkins ka listuar “të mirat”, “jo aq të mirat” dhe atë “që nuk thuhet”.

Hopkins thotë se draft-stauti pranon mundësinë e kompetencave ekzekutive në fushat e përgjegjësisë komunale tashmë ekzistuese.

“Statuti thotë se qëllimi është që t’u mundësohet serbëve në Kosovë të përfitojnë nga të drejtat tashmë ekzistuese pa shtuar kompetencat ekzekutive përtej atyre ekzistuese në komuna”, ka shkruar Serwer.

Tutje ai shton se Asociacioni mund të miratojë rregullore, vendime, deklarata, rregullore dhe udhëzime, çka nënkupton kompetenca ekzekutive.

“Kjo dispozitë parashikon qartë kompetencat ekzekutive. Qeveria serbe përmes Asociacionit mund të ofrojë shërbime shëndetësore dhe arsimore. Kjo në thelb e bën të përhershme marrëveshjen aktuale, e cila cenon sovranitetin e Kosovës”, nënvizon ai.

Serwer thotë se statuti nuk kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia, madje as t’i referohet marrëveshjes së vitit 2013 në të cilën bazohet, e cila kishte dispozita të qarta që nënkuptonin sovranitetin e Kosovës dhe njohjen e vlefshmërisë së Kushtetutës së Kosovës në të gjithë territorin e saj.

“Ka shumë dispozita në statut që Serbia nuk do t’i zbatonte për komunat me shumicë shqiptare në Serbi. Reciprociteti është ndër rregullat e para të diplomacisë. Çdo gjë me të cilën Serbia nuk do të pajtohej, Kosova nuk duhet të pajtohet nëse nuk i shërben interesit të Republikës”, ka shtuar Serwer.

Serwer po ashtu përmend që nuk ka asnjë kufizim në pikat e rendit të ditës që Kuvendi i Asociacionit mund të diskutojë.

“A do të ishte e lejueshme që ajo të diskutonte për refuzimin e sistemit gjyqësor të Kosovës, siç ka bërë Kuvendi në Republikën Srpska të Bosnjës, apo për shpalljen e pavarësisë? A mund të nxjerrë një rregullore që ndalon ekspozimin e artefakteve kulturore shqiptare brenda komunave të Shoqatës?”, ka shkruar Serwer.

Si pikë të mirë Serëer ka përmendur përdorimin e termit “Republikë e Kosovës”, faktin që parasheh shqyrtimin paraprak të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke përfshirë çdo ndryshim të statutit dhe mbikëqyrjen e statutit nga BE-ja për 5 vite.