Celine Dion bëri një paraqitje të rrallë gjatë gjysmëfinales së parë Eurovisionit, duke dhënë një mesazh të shkurtër, të regjistruar paraprakisht.
Ylli fitoi konkursin për Zvicrën në vitin 1988 dhe ishte përfolur se ajo do të ngjitej në skenë kur ceremonia të kthehej në vend këtë vit.
“Nuk do të doja asgjë më shumë sesa të isha atje”, tha ajo në një video, duke e përjashtuar me sa duket këtë mundësi.
“Zvicra do të mbajë përgjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Është vendi që besoi tek unë dhe më dha mundësinë të jem pjesë e diçkaje kaq të jashtëzakonshme”, vijoi tutje ajo.
Dhjetë shtete janë kualifikuar për në finalen e madhe të Eurovizionit, ndër to, Shqipëria.