-8.8 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Celine Dion ka bërë paraqitjen e saj të parë publike, katër vjet pas diagnostifikimit të sëmundjes së rrallë

- Advertisement -

Celine Dion ka bërë paraqitjen e saj të parë publike thuajse 4 vite pas diagnostifikimit me sëmundjen e rrallë që quhet “Stiff Person Syndrome”- “Sindroma e personit të ngurtë”.

Këngëtarja kanadeze është fotografuar me fansat ditën e hënë, e cila dukej në një gjendje të mirë shëndetësore, teksa ka qënë e pranishme në një lojë “hockey” në Las Vegas.

Këngëtarja e hitit “My Heart Will Go ON”, ka qënë jashtë vëmendjes së publikut që nga koha kur bëri publik lajmin se ishte diagnostifikuar me sëmundjen e rrallë.

Celine, e cila ndau me fansat gjendjen e saj shëndetësore vitin e kaluar, dukej e buzeqeshur teksa ka pozuar me fansat. Këngëtarja ka qënë e pranishme për të mbështuetur skuadrën e vendit të saj, Montreal Canadiens, e cila luante kundër Vegas Golden Knights.

Vitin e kaluar, këngëtarja ndau me ndjekësit e saj në aj në rrjetet sociale se sëmundja shkakton spazma të pakontrollueshme te muskujt e saj. Veç kësaj, ajo ka vështirësi me të kënduarit dhe të ecurit.

“Një vizitë e mrekullueshme në lojën tonë në Vegas dje”, shkroi zëvendëspresidentja e Montrealit, Chantal Machabée, bashkangjitur një klipi të postuar në Instagramin e saj. “Faleminderit Celine Dion për bujarinë tuaj. I gjithë ekipi ishte shumë i lumtur që u takoi ju dhe familjen tuaj”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit