28.2 C
New York
Sunday, August 17, 2025

Buy now

Çelaj i PDK e lavdëron Perparim Ramën: Për dy vjet ka bo më shumë punë se Shpend Ahmeti për tetë vjet

- Advertisement -

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, në një intervistë në FRONTAL të T7, ka pasur fjalë të mira për kryetarin e Prishtiëns, Perparim Rama, shkruan Express.

Ai ka thënë se Rama në dy vitet e fundit ka rritur intensitetin e punës në kryeqytet, duke përfunduar projekte që për vite kishin mbetur pa u kryer.

“Përparimi e ka rritë intensitetin e interesimit në dy vitet e fundit”, ka thënë Çelaj, raporton Express. Sipas tij, edhe numri i qenve endacakë është zvogëluar dukshëm në kryeqytet.

Mes tjerash, Çelaj ka thënë se Rama në dy vitet e fundit ka bërë më shumë punë sesa Shpend Ahmeti që kishte punuar për tetë vite.

“Mendoj që e ka përmirësua punën, ka tregu që ia ka marrë dorën kësaj pune dhe po e con përpara. Nëse e krahasojmë sa është punu dy vitet e fundit, Shpend Ahmeti për tetë vite s’ka punu”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

Të fundit