18 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Çelaj: Asociacioni cenon sovranitetin e Kosovës

- Advertisement -

Ish-deputeti i PDK-së, Lirak Çelaj e ka konsideruar të rrezikshëm formimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit, sipas Çelaj do ta cenon edhe sovranitetin territorial të Kosovës, shkruan Gazeta10.

Çelaj në Info10 në Kanal10, tha se po të ishte Asociacioni pa asnjë efekt dhe rëndesi, serbët e Kosovës nuk do të kishin insistuar në themelin e tij.

“Unë mendoj që Asociacioni në cfarëdo forme, me cfarëdo kompetenca e pa to, është një rrezik i madh për funksionimin e shtetit të Kosovës. Absolutisht e cenon sovranitetin e Kosovës. Fakti që do të quhen komuna serbe, ai e merr fletën poseduese që ajo i përket serbëve. Në momentin që ju përket atyre, kompetencat edhe nëse si marrin tash, do t’i marrin me kohë”, theksoi Çelaj.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit