Çeku uron Ditën e Mësuesit: Ata janë themeli i një shoqërie të zhvilluar

- Advertisement -

Ministri i Arsimit, Hajrullah Çeku në Ditën e Mësuesit ka shpreh mirënjohje për gjithë mësueset dhe mësuesit, të cilët sipas tij me përkushtim, dije dhe dashuri fomësojnë brezat e rinj dhe të ardhmen e Kosovës.

Çeku ka thënë se mësuesit e mësueset janë themeli i një shoqërie të zhvilluar.

Ai i ka falënderuar për misionin e tyre dhe për kontributin e pazëvendësueshëm në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve të Kosovës.

“Sot, në 7 Mars, Ditën e Mësuesit, shprehim mirënjohjen më të thellë për të gjithë mësueset dhe mësuesit tanë, të cilët me përkushtim, dije dhe dashuri formësojnë brezat e rinj dhe të ardhmen e vendit tonë. Mësueset dhe mësuesit janë themeli i një shoqërie të zhvilluar, sepse përmes punës së tyre ata dhe ato jo vetëm përcjellin njohuri, por edhe kultivojnë vlera, përgjegjësi dhe qytetari. Në këtë ditë të veçantë, ju falënderojmë për misionin tuaj fisnik dhe për kontributin e pazëvendësueshëm në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve tanë. Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit