22.1 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Çeku shkruan disa fjalë pasi u kandidua edhe për kryetar të Prishtinës

- Advertisement -

Hajrulla Çeku, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, ka reaguar pasi kandidimit nga kjo parti.

Ministri i Kulturës në detyrë dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës ka falenderuar partinë derisa u shpreh i bindur në fitore.

“Shpreh mirënjohjen time të përzemërt për kryetarin, kryesinë, anëtarët dhe aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë. Besimin që më kanë dhënë do ta kthejmë në fitore dhe qeverisje të mirë.

Angazhimi fillon sot. Për Prishtinën tonë. Të pastër e të gjelbër, me duar të pastra e vizion zhvillimor, me mirëqenje për të gjithë, sidomos për ata që kanë më së shumti nevojë. Për fëmijët tanë dhe ata që ende nuk kanë lindur” – ka thënë ai.

Theksojmë se zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor.

Të ngjashme

Të fundit