Hajrulla Çeku, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, ka reaguar pasi kandidimit nga kjo parti.
Ministri i Kulturës në detyrë dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës ka falenderuar partinë derisa u shpreh i bindur në fitore.
“Shpreh mirënjohjen time të përzemërt për kryetarin, kryesinë, anëtarët dhe aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë. Besimin që më kanë dhënë do ta kthejmë në fitore dhe qeverisje të mirë.
Angazhimi fillon sot. Për Prishtinën tonë. Të pastër e të gjelbër, me duar të pastra e vizion zhvillimor, me mirëqenje për të gjithë, sidomos për ata që kanë më së shumti nevojë. Për fëmijët tanë dhe ata që ende nuk kanë lindur” – ka thënë ai.
Theksojmë se zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor.