Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka thënë se Serbia po shkel hapur konventat e UNESC-s.
Kështu ka deklaruar Çeku përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se, 1247 ekspozita të koleksionit muzeor publik të Kosovës janë marrë nga Muzeu Kombëtar i Kosovës gjatë luftës, nga Akademia serbe e Shkencave.
Po ashtu ministri ka thënë se kjo ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë kundër historisë dhe identitetit të shqiptarëve, krahas shkatërrimit të mbi 1000 objekteve të trashëgimisë.
Postimi i plotë:
1247 ekspozita të koleksionit muzeor publik të Kosovës janë marrë nga Muzeu Kombëtar i Kosovës gjatë kohës së luftës (1998-99) nga Akademia Serbe e Shkencave. Ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë kundër historisë dhe identitetit të shqiptarëve, krahas shkatërrimit të mbi 1000 objekteve të trashëgimisë.
Duke mos i kthyer ekspozitat në vendin e tyre të origjinës, Serbia po shkel hapur konventat e UNESCO-s, marrëveshjen origjinale dhe dokumentin e Ahtisaarit.
Këtu janë disa nga thesaret e vjedhura arkeologjike dhe etnografike që i përkasin koleksionit muzeor publik të Republikës së Kosovës.