5.2 C
New York
Friday, December 20, 2024

Buy now

Çeku: Serbia e vazhdon lojën e ndytë, refuzon kërkesën për vizitë në Luginë

- Advertisement -

Minsitri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrullah Çeku, ka reaguar pasi Serbia ia refuzoi kërkesën për vizitë në Luginë.

Ai ka thënë se Serbia po e vazhdon lojën e ndytë.

Postimi i plotë:

Serbia e vazhdon lojën e ndytë, në Bruksel flet për konstruktivitet dhe avancim në zbatim të marrëveshjes për vizita zyrtare, ndërsa ende pa u kthyer në Beograd refuzon kërkesën tonë.

Përkundër që kemi ndjekur dhe respektuar të gjitha procedurat e nevojshme për tu pajisur me leje që të zhvillojmë një vizitë në Luginën e Preshevës, kjo na u mohua nga institucionet e Serbisë.

Qeveria e Serbisë refuzoi hyrjen në Serbi vetëm një orë para kohës së planifikuar, duke shkelur afatin 48-orësh të përgjigjes, siç parashihet në Marrëveshjen e Brukselit.

Qëllim i vizitës sonë ishte takimi me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe vizita në institucione të kulturës, takim me organizata rinore dhe kulturore.

Përkundër kësaj, ne do të vazhdojmë t’i mbështesim e të jemi pranë qytetarëve të Preshevës, teksa Serbia vazhdon ta dëshmoj e ridëshmoj se nuk është e interesuar për marrëdhënie normale fqinjësore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit